Shqipëria

Darka me liderët e rajonit, Begaj refuzon ftesën e kryeministrit grek


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pasi vlerësoi vëmendjen që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.

Është kjo përgjigjja e Presidencës në lidhje me interesimin sa i takon mospjesëmarrjes së tij në darkën informale të organizuar nga kryeministri grek më 21 gusht.

Të ftuar në këtë darkë do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas mediave greke deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo dhe Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu.

Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht, Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, ai i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore