Sport

Cuadrado do të bashkohet me Ronaldo-n tek Al Nassr


Futbollisti i Juventus-it, Juan Cuadrado, pritet që të transferohet në Arabinë Saudite.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave Cuadrado do t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo-s te skuadra e Al Nassr.

Mediat në Itali shkruajnë se kolumbiani tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin arab dhe do t’i bashkohet atyre në verën e ardhshme.

Cuadrado ka qenë bashkëlojtar me Ronaldo-n te Juventus-i dhe thuhet se ishte portugezi, ai që e bindi që të luajë në Lindjen e Mesme prej sezonit të ardhshëm.

Soccer Football – Serie A – Juventus v Atalanta – Allianz Stadium, Turin, Italy – December 16, 2020 Juventus’ Juan Cuadrado in action REUTERS/Massimo Pinca

Cuadrado tek Al-Nassr do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me bardhezinjtë, ndërsa me ekipin saudit do të firmosë për dy vjet.

34-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kur fillimisht u huazua nga Chelsea, pastaj u më vonë u ble nga bardhezinjtë për 20 milionë euro.

Me Juventus-in, Cuadrado ka luajtur në 293 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 65 asistime.

Ndërkaq, në Evropë ka luajtur edhe për Chelsea-n, Fiorentina-n, Udinese-n dhe Lecce-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore