Sport

Clippers barazojnë gjithçka


Dueli më i fortë i raundit të parë po zhvillohet mes Dallas Maverick dhe Los Angeles Clippers.

Sa herë që po duket se njëra është afër fitores, tjetr po vjen nga “hiçi” për të kthyer gjithçka në barazpeshë.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë.

Në një ndeshje që Dallas po e dominonte deri në çerekun e fundit, gjithçka ndryshoi në 12-minutëshin e fundit.

Protagonist absolut i ndeshjes isht Kawhi Leonard, që la nën hije rivalin e tij, Luka Doncic.

Leonard shënoi 45 pikë në 41 minuta lojë.

Ai shënoi pesë tre pikësha, duke shtuar edhe gjashtë kërcime e tre asistime.

Në anën tjetër, Doncic shënoi 29 pikë, kishte 11 asistime dhe ishte vetëm dy kërcime largë treshifrorit të dyfishtë.

Jackson dhe Paul George ishin ndihmues të jashtëzakonshëm në fitoren e Clippers, me respektivisht 25 dhe 20 pikë.

Paul George, performancës së tij i shtoi edhe 13 kërcime.

Ndeshja vendimtare luhet të dielën në mbrëmje, në orën 21:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore