Sport

Cilat janë çështjet urgjente për pronarët e rinj të Chelsea-t?


Gjashtëdhjetë e gjashtë ditë pasi Roman Abramovich nxori klubin në shitje, u konfirmua shitja e Chelsea-t te një konsorcium i udhëhequr nga bashkëpronari i LA Dodgers, Todd Boehly, për 4.25 miliardë paund.

Grupi ende nuk e ka kaluar testin e pronarëve dhe drejtorëve të Premier League, ose nuk ka nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Por procesi nuk pritet të ketë ndonjë problem të madh.

Kjo, përpara se licenca e operimit të Chelsea-t të përfundojë më 31 maj.

Pasi Boehly të ketë paguar faturën e pagës mujore prej 28 milionë paundësh, ai do të duhet të vendosë se cilët pjesëtarë të stafit do të qëndrojnë dhe cilët do të largohen.

Shqetësimi më i afërt në kohë tek ekipi londinez do të jetë largimi i gjysmës së mbrojtjes qendrore.

Apo, ulja në stol e nënshkrimit rekord Romelu Lukaku dhe lojtarët e akademisë Mason Mount dhe Reece James, të cilët po tërheqin interesin e klubeve nga e gjithë Evropa.

A do të ishte në gjendje një drejtor i ri i futbollit ose specialist i rekrutimit të hidhej në terren për ato çështje të menjëhershme? Me siguri, jo.

Mund të ketë më shumë kuptim në këto momente që të konfirmohet këshilltari teknik Petr Cech dhe drejtoresha teknike Marina Granovskaia.

Boehly dhe partnerët e tij do të kenë idetë e tyre se kush e drejton Chelsean në të ardhmen.

Kjo, duke përfshirë nëse do të mbushin boshllëkun e një drejtori futbolli, por ana e lojës së skuadrës së meshkujve ka nevojë urgjente për vëmendje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore