Sport

Christensen nënshkruan kontratën me Barcelonën


Mbrojtësi danez, Andreas Christensen, gjatë ditës së sotme (e hënë) edhe zyrtarisht u bë futbollisti më i ri i Barcelonës.

Ai u transferua nga Chelsea me parametra zero, pasi nuk vazhdoi kontratën me blutë e Londrës.

Është vetë klubi katalunas që ka njoftuar për nënshkrimin e qendërmbrojtësit, derisa ai ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Katalunasit kishin arritur marrëveshje për Christensen në muajin e kaluar së bashku me Franck Kessie nga Milan-i, mirëpo nuk kishin arritur t’i konfirmonin për shkak të kufizimeve financiare.

Megjithatë, të premten ka përfunduar viti kalendarik për Barça-n dhe klubi njoftoi shitjen e 10 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme (për 267 milionë euro te kompania amerikane Sixth Street).

Vlen të theksohet që sikurse Christensen ashtu edhe Kessie kanë klauzola prej 500 milionë eurove për prishjen e kontratave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore