Përballje

Champions League/ Sporting-u kërkon befasinë përballë Manchester City-t


Përveç ndeshjes së madhe në Paris, Champions League rikthehet sonte edhe me një ndeshje tjetër.

Në Lisbonë, kryeqytetin që mbajti dy finale në shtatë vitet e fundit – udhëton Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të përballet me kampionët e Portugalisë, në një ndeshja që favoritin e njeh, por jo edhe fituesin.

Champions League ka treguar shumë herë që di të jetë një ndër kompeticionet më befasuese, dhe befasitë nuk mund të përjashtohen asnjëherë.

Sporting vjen në këtë ndeshje në formë të mirë, ndërsa Manchester City vjen në formë shumë të mirë.

Kjo është e parë që Sporting Lisbon do të paraqitet në fazën me eliminim direkt të Champions League që nga vitit 2008/’09.

Atë botë, ata pësuan një humbje rekord në dy ndeshje (12-1) përballë Bayern Munich.

Derisa ata do të mundohen të lënë prapa debaklin e 13 viteve më parë, Sporting mbetet skuadra që ka pësuar më shumë gola në këtë sezon të Champions League, 12.

Manchester City ka kaluar këtë raund në pesë edicionet e fundit, dhe sot konsiderohen favorit absolut.

Sikur ndeshja në Paris, edhe ndeshja në Lisbonë vjen me fillim në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore