Sport

Çekia fiton medaljen e dytë të artë në “Tokyo 2020”


Jiri Prskavec nga Republika Çeke është fituesi i sllallomit të kajakut për meshkuj pas një rrugëtimi të pastër pa asnjë humbje deri te medalja e artë.

Duke shkuar i fundit në finale, sportisti çek e dinte që duhej të përmirësohej dhe të kalonte kohën e sllovakut, Jakub Grigar prej 94.85 për të arritur në majën e podiumit.

Dhe, si katër sportistët e tjerë që përfunduan në pesë pozitat e para, çeku, Prskavec shmangu të ndëshkohej duke iu hequr minutat, dhe përfundoi garën në 91.63.

Jakub Grigar mori medaljen e argjendtë, ndërsa gjermani Hannes Aigner fitoi medaljen e bronztë.

Kjo është medalje e dytë e artë për çekët pasi ata fituan një tjetër në qitje po ashtu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore