Lajme

Brenda qendrës “Bagram” të paraburgimit në Afganistan


Forcat talebanë kanë marrë nën kontroll burgun kryesor ushtarak të Afganistanit, në ish -bazën amerikane, në Bagram.

Një strukturë që krahasohej me gjirin e Guantanamos, për paraburgimet pa gjyqe dhe akuzat për tortura.

Të burgosurit u larguan me forcë nga qendra e paraburgimit Bagram, disa orë pasi talebanët pushtuan Kabulin.

Ndërsa të burgosurit që nuk arritën dot të dilnin, u liruan nga talebanët.

Ndërtesa është e mbushur me dyshekë, sende personale të shpërndara në dysheme, mobilje të thyera dhe dosje të ish-të burgosurve.

Qendra u akuza për torturë dhe abuzim me të burgosurit kur ishin nën kontrollin e ish -qeverisë afgane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore