Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës me 6 lekë.
Sipas vendimit të fundit të së mërkurës 29 qershor, një litër naftë do të tregtohet me 249 lekë, nga 255 lekë që tregtohej më parë.
Ndërkohë çmimi i gazit dhe i benzinës nuk ka lëvizur. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 83 lekë/litri.
Një litër benzinë do të kushtojë 242 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Bordi vuri në dukje se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon