Shqipëria

Blinken: Partneriteti ynë me Shqipërinë më i fortë se kurrë – në mars inaugurohet baza e Kuçovës


Me bindje të plotë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi nga Tirana se Shqipëria është një partner i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të ky partneritet është madje më i fortë se çka qenë më parë.

Blinken në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama, u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është kritike për disa çështje që prekin rrugën e dy popujve.

Më tej në fjalën e tij, Blinken njoftoi se ka folur me Ramën për çështje të sigurisë si Ukraina dhe për Këshillin e Sigurimit.

“Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë”.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribuueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën”.

Nga konferenca – ashtu siç Albanian Post raportoi – zyrtari i lartë amerikan njoftoi se se muajin e ardhshëm do të inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë.

Kështu Blinken ravijëzoi se secili ka një angazhim të hekurt që të ndihmojë njëri-tjetrin.

“Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë dhe sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm”.

Ai tha se pa jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë afganë.

“Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë”.

Lajmi në përditësim 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore