Lajme

Bennett i vendosur: Nuk do të kandidoj për zgjedhjet e ardhshme


Naftali Bennett nuk ka ndryshuar pozicionin e tij dhe nuk ka ndërmend të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme izraelite.

Kështu tha në një deklaratë të hënën zyra e kryeministrit të përkohshëm.

“Pas një dekade në fushën politike, gjatë së cilës ai shërbeu si Ministër i Ekonomisë, Arsimit, Mbrojtjes dhe si Kryeministër, ai synon të pushojë nga jeta publike”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, si blloku që mbështet ish-kryeministrin, Benjamin Netanyahu, ashtu edhe blloku që e kundërshton atë nuk do të jenë në gjendje të formojnë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme të Knesset.

Kjo sipas një sondazhi të publikuar nga “N12” javën e kaluar.

Sipas sondazhit, Likud do të fitonte 33 vende, ndërsa Yesh Atid do të fitonte 24 vende, partia e Unitetit Kombëtar do të fitonte 12 vende dhe Partia Zioniste Fetare do të fitonte 11 vende.

Ndërkohë, Shas do të fitonte tetë vende, Judaizmi i Bashkuar Tora do të fitonte shtatë vende, Yisrael Beytenu do të fitonte gjashtë vende, Lista e Përbashkët, Labor dhe Meretz do të fitonin nga pesë vende secili dhe Ra’am do të fitonte katër vende.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore