Bota

BE pranë marrëveshjes tregtare me Kinën


Bashkimi Evropian (BE) dhe Kina duket se janë afër dakordësimit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ekonomike.

Marrëveshja synon të bëjë më të lehtë për kompanitë evropiane  investimet në Kinë.

Negociatat janë në fazat e tyre të fundit. Një marrëveshje investimi Kinë-BE u shërben interesave të të dy palëve. Kjo do të ndihmojë në avancimin e liberalizimit të tregtisë Kinë-BE dhe lehtësimin e investimeve“, është shprehur Wang Wenbin, zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Të premten, me 25 dhjetor ambasadorët e BE të 27 vendeve anëtare diskutuan marrëveshjen e mundshme.

Bisedimet për marrëveshje ka rreth shtatë vjet që negociohet nga të dy palët. 

Në Samitin e 15-të, BE- Kinë, në shkurt 2012 u arrit marrëveshja për të filluar negociatat për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse BE-Kinë për Investimet (CAI).

Në tetor 2013 Këshilli miratoi mandatin negociues për Komisionin dhe në nëntor 2013 fillimi i negociatave u njoftua në Samitin e 16-të, BE-Kinë.

Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në janar të 2014-s.

Pas marrëveshjes për qëllimin gjithëpërfshirës të CAI-t në 2016, palët kaluan në negociata specifike. Në Samitin e 20-të, BE-Kinë, në 2018, palët shkëmbyen ofertat e hyrjes në treg për herë të parë.

Gjatë raundit të 19-të, palët ndër të tjera shkëmbyen reagime mbi ofertat e hyrjes në treg.

Në Samitin e 21-të, BE-Kinë në 2019, BE dhe Kina u zotuan të arrijnë gjatë vitit 2019 progresin vendimtar të kërkuar për përfundimin e një marrëveshje ambicioze brenda vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore