Financa

BE arrin marrëveshje investimesh me Kinën


Bashkimi Evropian (BE) dhe Kina arritën një marrëveshje investimesh që do t’u japë kompanive evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të ndihmojë në korrigjimin e asaj që Evropa e sheh si lidhje ekonomike të paekuilibruar.

Marrëveshja u negociua për gati shtatë vjet dhe mund të ketë nevojë për të paktën një vit për të hyrë në fuqi.

Firmat evropiane do të lejohen për të operuar në Kinë në makina elektrike, shërbime cloud dhe aktivitete të caktuara ekonomike të lidhura me transportin ajror dhe detar.

Kompanitë që mund të përfitojnë janë: Daimler (OTC: DDAIF), BMW, Peugeot (OTC: PUGOY), Allianz (DE: ALVG) dhe Siemens, të gjitha me një prani të madhe në Kinë.

Kina do të miratojë ligjet për të ndaluar transferimin e detyruar të teknologjisë nga ndërmarrjet e huaja dhe ka premtuar se do të jetë më transparente për subvencionet dhe do të ndalojë ndërmarrjet shtetërore të diskriminojnë investitorët e huaj.

Marrëveshja i sjell Evropës një shkallë re të barazisë me Shtetet e Bashkuara, e cila ka arritur një marrëveshje tregtare me Kinën duke krijuar një çështje kryesore në bisedimet e ardhshme transatlantike.

Marrëveshja përfshin angazhime mbi ndryshimin e klimës dhe të drejtat e punës, përfshirë punën e detyruar.

Angazhimet janë reciproke, por tregu i BE-së tashmë është shumë më i hapur.

Marrëveshja vjen vetëm një ditë pasi BE kritikoi Kinën për burgosjen e një gazetari i cili raportoi për shpërthimin e hershëm të pandemisë së koronavirusit dhe pas thirrjeve për respektimin e pakicave.

Marrëveshja u arrit pas një takimi në internet midis krerëve të institucioneve të BE-së dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Bashkëpunimi mes Kinës dhe BE-së vjen pas zgjedhjes së Joe Biden-it, në drejtimin e të cilit pritet të ketë ndryshime ne politikën e jashtme që SHBA-ja do të ndjekë.

Presidenti i zgjedhur pritet të konsultohet me BE-në për një qasje të koordinuar ndaj praktikave të padrejta ekonomike të Kinës dhe sfidave të tjera të rëndësishme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore