Sport

Barcelona nënshkruan me Pierre-Emerick Aubameyang


Pierre-Emerick Aubameyang i është baskuar Barcelonës si transferim i lirë pas largimit nga Arsenal.

Kur u duk se ky transferim nuk do të ndodhte, Aubameyang arriti marrëveshjen në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Auba nuk ka luajtur ndeshje për Arsenal-in që nga muaji dhjetor, por me topçinjtë ka shënuar 92 gola në 163 ndeshje.

Barcelona mendoi se ky transferim nuk do të ndodhte, edhe pse Aubameyang fluturoi në Spanjë.

Largimi i Aubameyang, edhe pse i lirë, Arsenal-it do t’ia shpëtojë diku rreth 15 milionë euro në paga.

Mirëpo, Arteta mbetet vetëm me Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah si mundësi për sulmin.

Aubameyang të hënën në mbrëmje kaloi testet mjekësorë.

Më pas, ai e vuri të zezën mbi të bardhë, duke u bërë futbollist i Barcelonës.

Mirëpo zyrtarizimi nuk ka ndodhur ende, për shkak se Arsenal nuk ka arritur në kohë që të jap aprovimin për shkëputjen e kontratës.

Megjithatë, përkundër mbylljes së afatit kalimtar, kjo nuk paraqet ndonjë problem dhe Aubameyang do të zyrtarizohet gjatë ditës së martë.

Ai do të bashkohet menjëherë me klubin blaugran, për të filluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Xavi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore