Përballje

Barcelona me synim t’i afrohet kreut, e diela në futbollin spanjoll


Pas fitores surprizë të Levantes përballë Atletico-s brenda në “Wanda Metropolitano”, është rradha e gjigantëve katalunas të përfitojnë.

Mbrëmjen e djeshme ishte Real Madrid që përfitoi nga situata, duke u afruar vetëm me tre pikë ndaj rivalëve të qytetit.

Barcelona vjen me moral të ulët pas humbjes nga PSG, ku në “Camp Nou” pret Cadiz-in me fillim nga ora 14:00.

Skuadra e Koeman është nëntë pikë pas Atletico-s me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Cadiz e mundte Barcelona-n në fazën e parë me rezultat 2-1, dhe një tjetër rezultat pozitiv sot do hynte në historinë e këtij klubi.

Përveç Barcelona – Cadiz, zhvillohen edhe tre ndeshje tjera:

Real Sociedad – Alaves, 16:15

Huesca – Granada, 18:30

Athletic Club – Villarreal, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore