Përballje

Ballkani mposht Llapin dhe merr kreun e tabelës


Ballkani ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme, duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e xhiros së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë, ashtu sikurse e gjithë ndeshja u karakterizua me raste të shumta nga dyja skuadrat, por 45 minutat e para nuk prodhuan gola.

Vendasit nga Theranda arritën të gjejnë golin e epërsisë në minutën e 73-të, kur Ermal Krasniqi pas një depërtimi të mirë në zonë, paraboloi portierin për të shënuar për 1:0.

Deri në fund të kësaj sfide gola më nuk pati, përkundër rasteve të krijuara nga dy skuadrat.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon kryesimin në BKT Superligë me 48 pikë, derisa Llapi mbetet e katërta në tabelë me 39 pikë.

Kujtojmë që Ballkani po kalon një formë shumë të mirë, për të cilët kjo ishte fitorja e shtatë radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore