Përballje

Ballkani dhe Llapi triumfojnë, Gjilani barazon kundër Ferizajit


Tre ndeshjet e së dielës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe pa befasi.

Dueli mes Ballkanit dhe Malishevës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Pjesën e parë, Ballkani e mbyllën me epërsi të dyfishtë.

Golin e parë e shënoi Ermal Krasniqi nga penalltia në minutën e 17-të.

Ndërsa goli i dytë, erdhi në fund të pjesës së parë, të cilin e shënoi Qëndrim Zyba.

Në minutën e 90-të shënuan edhe Malisheva për golin e nderit.

Në anën tjetër, Llapi ka mposhtur Drenicën me rezultat 3:2.

Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit, ku Gerhard Progni gjeti golin në minutën e 15-të.

Pas vetëm pesë minutash, Gavazaj shënoi golin e barazimit për Drenicën.

Në pjesën e dytë, Llapi shënuan edhe dy gola të tjerë të shpejtë, me anë të Rivera-s dhe Selimit.

Ndërsa ndeshja mes Ferizajit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore