Jetesë & Stil

Aurela Hoxha me markën e saj të veshjeve debuton në Javën e Modës në Paris


Modelja dhe kreatorja shqiptare, Aurela Hoxha, bashkë me markën e saj të veshjeve të brendshme, ka debutuar edhe zyrtarisht në njërin nga evenimentet më me nam të botës së modës – “Paris Fashion Week” (Javën e Modës në Paris”.

Fotografi e publikuar nga Aurela Hoxha në Instagram.

Aurela, e cila prej kohësh është zhvendosur në Barcelonë të Spanjës, ku po vazhdon të jetojë me partnerin e saj dhe djalin e tyre, e ka ndarë lajmin e debutimit me ndjekësit në mediat sociale.

Fotografi e publikuar nga Aurela Hoxha në Instagram.

“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris”, ka shkruar ajo, karshi fotografive nga pasarela e modës në kryeqytetin francez.

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, ka shtuar Hoxha.

Fotografi e publikuar nga Aurela Hoxha në Instagram.

Dikur, Aurela, ishte shumë e pranishme nëpër intervista në mediume të ndryshme në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por, tani ajo është shumë më e rezervuar në këtë sfërë.

Gjithsesi, në një intervistë të dhënë muaj më parë, ajo kishte vendosur të shpaloste disa detaje të vogla nga lidhja e fundit, ndërsa u bë e ditur se ishte pikërisht partneri i saj, i quajtur Alban, ai që kishte vendosur të shkonte në Shqipëri në fillimet e tyre, për të kaluar më shumë kohë me yllin e modës shqiptare.

Aurela Hoxha.

Menjëherë pas disa udhëtimeve, çifti vendosi të jetonte në Spanjë, ndërsa Aurela kishte zbuluar po ashtu se puthja në mes saj dhe Albanit, kishte ndodhur që në takimin e parë dhe se i njëjti është xheloz ndaj personave përreth modeles.

“I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën”, kishte thënë Aurela, kur ishte e ftuara e Luana Vjollcës në emisionin “Shiko kush luan”.

Ndryshe, Java e modës në Paris ka filluar më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e djeshme më (8 mars).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore