Sport

ATP Dubai fillon me befasi, Marin Ciliç eliminohet nga Jini Vesely


ATP Dubai fillon me befasi, Marin Ciliç eliminohet nga Jini Vesely

ATP 500 ka nisur me befasi, ndeshja e parë e zhvilluar mes Jini Vesely dhe Marin Cilic, ka përfunduar me fitoren e të parit.

Cilic, tenisti kroat numër 24 në botë, konsiderohej favorit në këtë takim, por ndeshja foli ndryshe.

Në turnetë ATP, ndeshjet luhen me tri sete, dhe fitues është ai që i pari i merr dy sete.

Sot, ky ishte Jini Vesely.

Tenisti nga Republika Çeke, i renditur numër 123 në botë – pa u mbyllur ende dy orë, fitoi takimin përballë kroatit.

Pas 1 orë e 55 minuta, ndeshja u mbyll me fitoren e Vesely-t, 2-0 (6-4, 7-6) me sete.

Kjo është befasia e këtij turneu, kurse tenisti çek do të përballet në fazën tjetër me fituesin e takimit Rinderknech – Bautista-Agut.

Ky takim zhvillohet të martën, me raundin e të 16-ave në Dubai që ngadalë po merr formë.

Më vonë gjatë ditës së sotme, ndeshjet e tyre i zhvillojnë edhe Novak Djokoviç dhe Andy Murray.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore