Përballje

Atletico Madrid ndalet përsëri, La Liga po hapet


Në Valencia, stadiumi “Ciutat de Valencia”, u zhvillua ndeshja e mbetur e javës së dytë mes Levante-s dhe Atletico Madrid.

Skuadra e Simeone-s vinte me qëllim të qartë fitoren, por gjërat shkuan ndryshe.

Shqiptari, përfaqësues i Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi, do shënonte golin e epërsisë për vendasit.

Atletico nuk pati shumë raste dhe u shpëtua nga Oblak duke mos pësuar më.

Që pjesa parë mos të mbyllej me avantazhin e Levante-s, u përkujdes Llorente, dukë shënuar për 1-1.

Pjesa e dytë kishte shumë më shumë raste, por asnjë gol.

Hero për vendasit ishte portjeri Aitor Fernandez, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Me këtë barazim Atletico shkon në kuotën e 55 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, por një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore