Sport

Atalanta në gjurmët e Denis Zakaria-s


Skuadra nga Bergamo, Atalanta është në ndjekje të mesfushorit shkatërrues të Borussia Monchengladbach-ut, Denis Zakaria-s.

Gian Piero Gasperini e pëlqen profilin e lojtarit dhe kërkon ta ketë në ekip, duke qenë se Atalanta do të ketë përsëri një sezon me plot ndeshje, midis Serie A, Champions League dhe Kupës së Italisë.

Zakaria shquhet për cilësi teknike dhe fizike. Ai është në vitin e fundit të kontratës me gjermanët dhe ende nuk ka rinovuar.

Talenti zviceran, përveç mesfushës, mund të përshtatet edhe në rolin e qendërmbrojtësit, duke u bërë kështu praktikisht një xhol në skuadrën e Gasperini-t.

Vlera e 24-vjeçarit është rreth 30 milionë euro në tregun e transferimeve, por duke qenë se është vetëm një vit larg përfundimit të kontratës ai mund të largohet me më pak para.

Në Serie A, nuk është vetëm Atalanta e interesuar për Zakaria-n, pasi më herët ishte skuadra e Napoli-t që lidhej me një transferim të mundshëm të zviceranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore