Kosova

Asnjë i vdekur dhe 304 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 304 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më shtatë janar në Kosovë kishte 264 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 42 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 3 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 552.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit dy mijë e 103 persona

Ndërkaq, 884 mijë e 516 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 789 mijë e 946.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore