Sport

Arsenal-i shtëpia e talenteve


Ekipi i Arsenal-it mbahet si një nga ekipet qe aktivizon shpeshherë lojtarë të rinjë, në kompeticionet ku luan. Këtë vazhdimësi të nxjerrjes dhe përkrahjes së talenteve e ka vazhduar edhe Mikel Arteta. Në sezonin aktual janë të shumtë talentet që kanë zënë dhe vend në formacionin e topçinjëve.

Bukayo Saka është talenti më premtues në radhët e londinezëve. Mesfushori 19-vjeçar me një vlerë në merkato prej 40 milionë euro sipas Transfermarket-it, besohet se do të jetë një nga yjet e së ardhmes në futboll.

Saka këtë sezon ka 17 paraqitje në Premier Ligë dhe gjashtë paraqitje të tjera në kompeticione të ndryshme. Në total për anglezin janë katër gola dhe tre asiste.

Me Kombëtaren e Anglisë Saka ka arritur të ketë katër paraqitje. Me herët është aktivizuar me moshat e Anglisë nga U16 deri te U21.

Joe Willock-u, mesfushori qëndror është një tjetër talent i topçinjëve. Deri më tani për mesfushorin anglez, janë gjashtë prezenca në Premier Ligë dhe nëntë të tjera në kompeticione të ndryshme. Tre gola dhe tre asiste për 21-vjeçarin. Statistika të arritura në UEFA Europa Ligë. Vlera e lojtarit në tregun e transferimeve, sipas Transfermarket-it është rreth 16 milionë euro.

Willock-u është dhe pjesë e Anglisë U21, pa mundur akoma ta bëjë debutimin me Kombëtaren A.

Eddie Nketiah-u, sulmuesi 21-vjeçar është pjesë e grupit të talenteve të topcinjëve. I aktivizuar më herët me Arsenal-in U18 dhe U23. Pati një periudhë të shkurtër huazimi te Leeds-i, për tu rikthyer më pas te Arsenal-i.

Nketiah-u këtë sezon, ka 13 paraqitje në Premier Ligë dhe nëntë paraqitje në kompeticionet e tjera. Një gol dhe një asist në Premier Ligë dhe katër gola në kompeticionet e tjera. Sulmuesi aktualisht luan dhe me Anglinë U21, ku në 10 paraqitje ka shënuar 12 gola.

Vlera në tragun e transferimeve për talentin, gjithmonë sipas Transfermarket-it është 20 milionë euro.

Reiss Nelson-i, talenti tjetër 21-vjeçar që premton shumë. Sulmuesi i majtë ka një vlerë rreth 13 milionë euro, sipas Transfermarket-it.

Nelson-i ka dy paraqitje në Premier Ligë këtë sezon dhe shtatë paraqitje në kompeticionet e tjera. Një gol dhe një asist për të në UEFA Europa Ligë. Sulmuesi gjithashtu është pjesë e Anglisë U21, ku ka regjistruar 12 prezenca dhe gjashtë gola.

Gabriel Martinelli, sulmuesi 19-vjeçar brazilian mbahet si talenti më i madh në radhët e Arsenal-it, pas Saka-s. Vlera në tregun e transferimeve sipas Transfermarket-it është 25 milionë euro.

Katër paraqitje në Premier Ligë dhe dy në kompeticione të tjera. Një asist në Kupën EFL.

Momentalisht aktivizohet me Brazilin U23, ku ka dy prezenca. Për lojtarin ka interes dhe nga kombëtaret e moshave të Italisë, pasi lojtai ka nënshtetësi të dyfishtë, braziliane dhe italiane.

Emile Smith Rowe-i një tjetër emër premtues. Mesfushori 20-vjeçar duket se këtë sezon po tregon veten më së miri. Vlera e tij është në rritje. Aktualisht në tregun e transferimeve, sipas Transfermarket-it vlerësohet me rreth tre milionë euro.

Rowe-i këtë sezon ka pesë paraqitje në Premier Ligë, ku ka dhuruar tre asisite. Gjashtë paraqitje i ka në kompeticionet e tjera, ku ka arritur dy gola dhe dy asiste. Lojtari është pjesë e Anglisë U20. Dy ndeshje dhe një gol për U20-ën.

Folarin Balogun-i, sulmuesi 19-vjeçar, këtë sezon ka katër paraqitje në UEFA Europa Ligë dhe tre në kompeticione të tjera. Dy gola dhe një asist në Ligën e Europës për sulmuesin.

Balogun-i ka një vlerë sipas Transfermarket-it katër milionë euro, në tregun e transferimeve. Aktualisht luan dhe me Anglinë U20. Më herët ka qenë pjesë e SHBA-ve U18.

Ka shumë lojtarë të tjerë me moshë të re që Arsenal-i ka në ekip. Pavarësisht se nuk kanë debutuar, por janë të regjistruar në ekipin e parë dhe shpeshherë thirren nga Arteta.

Karl Hein-i portieri 18-vjeçar, që luan dhe me Kombëtaren e Estonisë. Ben Cottrell-i, mesfushori 19-vjeçar pjesë e Anglisë U18. Miguel Azeez-i, një tjetër mesfushor, 18-vjeçar, pjesë e Anglisë U19./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore