Lajme

Arrestohet kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi


Arrestimi i kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.

Një nga zyrtarët e arrestuar në aksionin e të enjtes në kuadër të rastit “Brezovica” është kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.

Nga ky aksion dy zyrtarë Ministrisë janë arrestuar nën dyshime për marrje ryshfeti.

Ndërsa, në total janë arrestuar shtatë persona nga aksioni i gjashtë janarit.

Bedri Halimi, është parë duke dal nga objekti i Ministrisë i shoqëruar nga Policia.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në aksionin e të enjtes në rastin “Brezovica” janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, më saktësisht për marrje ryshfeti.

Arrestimi i kryeinspektorati të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.

Ndërsa pesë të arrestuar janë qytetarë, të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Ka pasur bastisje në objektin e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa raportohet se Policia ka marrë në këtë objekt edhe lejet ujore për hidrocentralin “Brezovica”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore