Shqipëria

Shpërndante kokainë me doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari


Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 26-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante kokainë me doza në zonën e Shëngjinit, Lezhë.

Sipas një njoftimi zyrtar, i riu E.B zotëronte 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore