Sport

Argjentina mbretëron në tokën braziliane


U deshën 50 ndërhyrje të palejuara, nëntë kartona të verdhë, shumë mundësi, dhe një gol, për të parë fituesin e Copa America për edicionin 2021.

Messi dhe Argjentina, apo Argjentina dhe Messi, në mitikun “Maracana” të Rio De Janeiro-s, ngrisin në qiell trofeun më të vjetër në historinë e futbollit internacional.

Hero i albiselestëve ishte Angel Di Maria, që pas 20 minutave lojë, i dhuroi epërsinë skuadrës së Scaloni-t.

Ai pranoi një super pasim nga futbollisti më i mirë i takimit, Rodrigo De Paul, dhe pastaj me një teknikë të jashtëzakonshme, e ngriti topin mbi portierin Ederson.

Deri në fund kishim luft, mundësi të shumta, madje edhe gola të anuluara, por jo ndryshim rezultati.

Pas afro katër dekadash, Argjentina rikthehet për të fituar trofe madhor, për herë të parë në karrierën e tij, Lionel Messi fiton diçka me albiselestët.

Dita e madhe e finaleve, nis me triumfin madhështor të Argjentinës, në tokën e futbollit, në tokën e “armiqve të përbetuar”, Brazilit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore