Sport

Ankth botërori në vitin e EURO 2021


Kur thuhet se pandemia Covid-19 ka ndryshuar gjithçka, e njëjta mund të vlenë edhe për futbollin.

Madje për sportin, ndikimi i pandemisë është i dukshëm, edhe në praktikë edhe në realitet.

Gjithçka ka ndryshuar, nga ndeshjet miqësore, e deri të mbarëvajtja e kompeticioneve madhore.

Të tilla janë edhe kompetcionet madhore të shteteve, si EURO dhe Kupa e Botës.

Në një vit ku zakonisht nuk do zhvillohej njëra nga këto kompeticione, procesi i të dyjave “ngatërrohet” brenda një viti.

Pasi EURO që ishte e paraparë të mbahet në vitin 2020, u shty për këtë vit, për arsye tashmë të njohura.

Me hallet e një kampionati që ende nuk dihet se në cilin shtet do zhvillohet, kombëtaret do fillojnë përgatitjet për kupën e botës ‘Qatar 2022’

Pse është kjo e pazakontë?

Të mërkuren e 24 marsit, fillojnë zyrtarisht ndeshjet kualifikuesë për botërorin e vitit 2022.

Kualifikimet – ato po fillojnë në një orar të vonë dhe po fillojnë para evropianit.

Kur fillojnë zakonisht?

Ato gjithmonë fillojnë në pauzën e parë të kombëtareve pasi që zhvillohet evropiani, pra në muajin shtator.

Shtator – Tetor – Nëntor – Mars – Qershor – Tetor.

Kjo është rutina e përhershme e kualifikimeve për botërorin në kontinentin e evropës.

Por, çfarë do të ndodhë tash?

Ndeshjet do zhvillohen në orar më të ngjeshur. Shumica e shteteve, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, do luajnë tre ndeshje një jave.

Kjo për arsye që kualifikimet do mbyllen më shpejtë, dhe nuk do ketë gjashtë pushime posaçërisht për to.

Para kompeticioneve madhore, pauza e marsit është gjithmonë e shfrytëzuar për ndeshjet miqësore.

Pse?

Sepse të gjitha kombëtaret, në një periudhë prej dy ose tre ndeshjesh, testojnë afro 40 futbollistë që të vendosin 23-shen përfundimtare që do marrë pjesë në EURO ose Kupën e Botës.

Cilat janë anët negative?

Të detyruar që të luftojnë për pikë, skuadrat detyrohen që të luajnë 11-shet më të mira.

Ndeshjet zyrtare pengojnë zhvillimin e atyre miqësore, dhe në këtë mënyrë pengohet testimi i 23-shes së duhur.

Trajnerët detyrohen të vendosin për skuadrën e kompeticioneve madhore, duke testuar maksimalisht vetëm 20 lojtarë.

Në një mes, se a do fitoren për të arritur botërorin, apo do të testosh vetën për 23-shen, të gjithë do zgjidhnin të parën.

Cilat janë anët pozitive?

Pak a shumë mund të zbulosh më të mirën e kundërshtarit tënd.

Kjo sepse çdo ekip luan në nivelin më të mirë dhe shfaq atë 11-she që e planifikon edhe për kompeticionin madhor.

Trajnerët e përfaqësuesëve kanë kohë që të zbulojnë vaksinën “anti-kundërshtar”.

Tre muaj largë EURO 2021, marsi na provon me ankthin “Qatar 2022”.

Çka mbetet të shpresojmë, është një kampanjë kualifikuese sa më e mirë për Shqipërinë dhe Kosovën, që fatkeqësisht nuk kanë “hallin” e EURO 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore