Shqipëria

Ambasadorja Kim: Duke punuar që Kushtetuesja të ketë përbërje të plotë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme të 16 shtatorit një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në platformën Twitter, ajo ka ravijëzuar se SHBA-të janë duke punuar që Kushtetuesja të ketë përbërjen e vet të plotë.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, shkova për të nderuar gjykatësit. Është vendimtare për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë”, ka shkruar ambasadorja në Twitter.

Kim ka shtuar se “ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse, kështu që Kushtetuesja do të ketë anëtarësim të plotë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore