Lajme

Ambasadorja e SHBA-ve në RMV uron Siljanovska-Davkova: Historike, presidentja e parë grua


Angela Aggeler

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Angela Aggeler, ka uruar Gordana Siljanovska Davkova, për fitoren e thellë në zgjedhjet presidenciale, duke e konsideruar si historike që për herë të parë një grua të bëhet Presidente e Maqedonisë së Veriut.

Këto komente, Aggeler i ka bërë përmes një postimi në platformën X, pasi që janë numëruar 99,97 për qind e votave, në të cilat Siljanovska Davkova del që ka fituar plotë 560 mijë e 744 vota, apo 65,15 për qind, ndërsa Stevo Pendarovksi, ka marrë vetëm 251 mijë e 755 vota, apo 29,25 për qind.

“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, shkroi Aggler.

Ajo ka theksuar se shteti që përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë “synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi.

Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore