Shqipëria

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Pushimi i Shoferit -Divjakë


Policia e Shtetit ka njoftuar se, ditën e premte, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi me inicialet K.K 50 vjeç, i cili drejtonte një motormjet tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi P.Rr 85-vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin K.K dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore