Sport

Aguerro te rivalët e City-t, së bashku me shokun e kombëtares


Sergio Aguerro do të largohet në verë nga Manchester City, pasi i përfundon kontrata me citizens. Chelsea është i interesuar për të marrë shërbimet e argjentinasit, raporton Fox Sports.

Chelsea e Thomas Tuchel-it është duke bërë një sezon pozitiv, me rezultate të kënaqshme.  Për të ruajtur rendimentin edhe për sezonin e ardhshëm, Tuchel-i kërkon që në ekip të ketë edhe dy sulmues të tjerë të nivelit të lartë.

Cristian Martin, gazetar në Fox Sports, raporton se bordi i Chelsea-t ka rënë dakord që të hidhen në merkato për të plotësuar dëshirat e teknikut gjerman.

Tuchel-i kërkon Aguerro-n dhe Paulo Dybala-n, që sipas tij do ta përmirësonin nivelin e skuadrës. I pari do të vinte si transferim i lirë, ndërsa Dybala, kushton rreth 60 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore