Greqia ka plane për të zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashme me Kupolën e Hekurt të sofistikuar të Izraelit (Iron Dome), që synon të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore.
Kështu deklaroi të mërkurën ministri grek Mbrojtjes, Nikos Dendias.
“Kombi duhet të mbrohet… Duke shqyrtuar konfliktin në Ukrainë, ne kemi arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndërtohet një kupola kundërajrore dhe kundër dronëve”.
“Nuk e kemi parashikuar aq herët. Sistemi i inovacionit, duke përjashtuar bizneset e vogla, nuk arriti të vlerësojë siç duhet situatën, kështu që ne duhet të kompensojmë kohën e humbur”, tha ai, duke pranuar se Turqia tashmë ka bërë përparim në këtë drejtim.
Dendias pranoi se zhvillimi i një infrastrukture të tillë do të marrë kohë, duke shtuar se në axhendën e vitit 2030 ka një ndarje buxhetore të parashikuar për këtë qëllim.
Kupola është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit.
E zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-ve, ajo është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi.
Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
Tahiri: Në vend se të ishte kryeministri i lekut, Kurti po hynë në histori për dinarin
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri