Paradë fantastike me “Treble Tour” në kryeqytetin shqiptar, e skuadrës legjendare të Premier League, e cila do të ofrojë mundësi të pafundme edhe për talentet shqiptare për trajnim dhe karrierë në arenën kontinentale.
Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë, “Citizens” që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave” nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC.
Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi I ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez.
Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.
Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog(COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 Prill.
Premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City.
Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptar, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në Euro 2024.
Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Evropian në një grup ferri me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Klauzola e lirimit të Zirkzee është e vlefshme për të gjitha klubet e interesuara
-
Man United ka gati 55 milionë paundë për objektivin kryesor të mbrojtjes
-
Nga Italia: Juventus-i do të shkarkojë Allegri-n para fundit të sezonit
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik