Etiketoni gjënë më amerikane të mundshme…
Një hamburger masiv? Pijet e stërmëdha? Baseball? Hot Dog? Një kamionçinë gjigande? Hollywood? Xhiro me Harley Davidson nën perëndimin e diellit në LA?
Sot, gjëja më amerikane e mundshme mbante emrin e Lana Del Rey, ku nga shkretërira e Coachella-s, dhuroi ndoshta një prej performancave më ikonike në historinë e festivalit dhe një spektakël të vërtetë amerikan.
Hyrja në majë të një motoçiklete duke përshëndetur publikun ishte thjesht hapja e një gostie të madhe për ata, të cilët dinë ta vlerësojnë artin e brishtë, sakaq të fuqishëm, të Elizabeth Woolridge Grant, njohur në art si Lana Del Rey.
Lana Del Reys entrance and exit at Coachella! #LANACHELLA #COACHELLA #LANADELREY #LDR pic.twitter.com/iUJamaTXZE
— 𐚁 (@LassoBlvd) April 13, 2024
Me reportin e saj të shtrirë një mbi 12 vjet karrierë, muzikantja nuk ka nevojë për shumë asistime në skenë.
Billie Eilish këndoi disa fragmente me të nga një ballkon i improvizuar, por njerëzit nuk po flasin shumë rreth saj.
Të gjithë janë të përqendruar tek “ringritja” e Lanës, mbi një dekadë pas një “katastrofe” në SNL Live, e cila mendohej se do t’i jepte fund karrierës së saj të ndriçuar.
Kështu nuk ndodhi – qindra mijëra kënduan në Coachella këngët e saj. E lejuan në raste të qëndronte aty në skenë, me mikrofonin pezull, duke dëgjuar të pranishmit teksa shqiptonin vargjet e saj metaforike për jetën e shfrenuar amerikane, dashurinë e vdekur dhe vuajtjen, shpresën për një jetë “të harbuar” në limitet e botëkuptimit të vdekatarëve dhe shijimit të çdo fryme si të ishte e fundit.
Lana në fakt nuk u “hakmor” thjesht për atë çfarë ndodhi 12 vjet më parë në SNL. Ajo e zotëroi, i tregoi botës se ajo është thjesht ajo dhe të gjithë e kishin pranuar, me të mirat dhe të këqijat. E vendosi një hologram të sajin nga ajo performancë në skenë, si për të lënë të kuptohej se e shkuara mbetej një shaka e hidhur, por jo peng i qenies së saj.
Kapi çdo notë nga Born to Die, Video Games, të cilat e katapultuan në majat e renditjeve botërore. Por edhe në vargjet më “lowkey” të sotme, duke përfshirë Candy Necklace, apo Did you know that there’s a tunnel under Ocean blvd.
Skena ishte po ashtu një improvizim i një salloni të madh amerikan konceptuar në stilin western, si të mos mjaftonte shkretërira. Asgjë nuk stononte, as ajo vetë, as publiku që e këndoi dhe përqafoi në pikën kulmore të karrierës, apo edhe notat më të ulëta.
“An all American beauty”. Nëse po përpiqeni të kuptoni çfarë është Amerika, ju mjaftojnë diku te 70 minuta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Kina: Ne mbështesim konferencën e paqes me Moskën dhe Kievin
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik