Nikolla nënshkruan deklaratën e angazhimit të Kuvendit për zbatimin e Standardeve të Transparencës
Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit, ka nënshkruar deklaratën e angazhimit të Kuvendit të Shqipërisë mbi zbatimin e Standardeve të Transparencës.
Këto të fundit janë hartuar nga Kuvendi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI).
Hartimi i Standardeve është mbështetur në metodologjinë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Deklaratën për Parlament të Hapur të Konferencës Globale për e-Parliament, indikatorët për parlamentet demokratike, të pranuara nga Unioni Ndërparlamentar, dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Kështu Kuvendi – me mbështetjen edhe të Sekretariatit për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit – angazhohet institucionalisht të zbatojë standardet më të larta të transparencës, të zgjerojë aksesin e qytetarëve, publikut dhe medias në veprimtarinë parlamentare, të rrisë llogaridhënien dhe të zbatojë me përgjegjshmëri përcaktimet në vizionin, misionin dhe vlerat themelore si një parlament i hapur, i përgjegjshëm, efektiv, efiçient dhe produktiv.
Kuvendi i Shqipërisë, prej disa vitesh po krijon një model hapjeje e transparence ndaj mediave dhe qytetarëve.
Dhe me nënshkrimin e deklaratës së angazhimit, zbatimi i Standardeve të Transparencës vendoset tashmë në një kontekst të ri institucional dhe i hap rrugën hartimit të planit të punës për arritjen e këtyre standardeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj uron Kosovën për marrjen e statusit të asociuar në Asamblesë Parlamentare të NATO-s
-
Shtyhet seanca e Belerit në GJKKO
-
Sekuestrimi i 7.3 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit, në kërkim 37-vjeçari: Pritësi i lëndës në Angli
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama
Lajmet kryesore
-
Kosova merr statusin e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Shtyhet seanca e Belerit në GJKKO
-
Thirrja nga Gaza: Në Rafah s’ka më shpëtim, po vdesim drejtpërdrejtë në televizione
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama