Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një prononcim para gazetarëve të mërkurën ka deklaruar se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllimin e mos-krijimit të kushteve për partinë në pushtet në atë mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“PDK nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Tahiri duke potencuar se
Sipas Tahirit në këtë fazë nuk ka kuptim votimi i marrëveshjeve duke u sillur sikur gjithçka është normale kur në arenën ndërkombëtare Kosova po izolohet.
“Nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshjet ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione. Në çdo veprim, çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta dërgojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që ta nxjerrim nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Tahiri ndër të tjera ka konsideruar se Kosovës i duhet një kryeministër i ri dhe një qeveri të re.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten