Kurti e njofton “Politico”-n se zgjedhjet në veri mbahen së shpejti, ankohet dhe akuzon BE-në për masat ndëshkuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, komentoi një gamë të gjerë çështjes për gjigandin amerikan “Politico” në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, ku vëmendje të veçantë i kushtoi faktit se Kosova ende ndodhet nën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) dhe procesit të organizimit të zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Ai i kërkoi sërish BE-së t’i largojë masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar për shkak të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, derisa akuzoi BE-në për qasje jo të barabartë, posaçërisht ndaj Serbisë, duke shtuar se shteti serb refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.
“Ne jemi kritikuar për dhunën në veri vitin e kaluar – padrejtësisht – dhe BE-ja vendosi masa kundër Kosovës. Serbia është duke u rreshtuar me Rusinë në lidhje me agresionin në Ukrainë dhe nuk ka sanksione për Serbinë”, deklaroi kryeministri Kurti javën e kaluar për mediumin e njohur amerikan, derisa komentoi edhe çështjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.
Ai njoftoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që së shpejti t’i organizojë zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zbubin Potok – madje në “muajt e ardhshëm” të këtij viti, ndërsa shtoi se nënshkrimet e të paktën 20 përqind të votuesve me të drejtë vote nevojiten për të nisur procesin e zgjedhjeve të reja.
Gjithashtu, numri një i ekzekutivit kosovar theksoi se Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO – edhe pse katër anëtarë të aleancës (Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania) ende nuk e kanë njohur shtetin e vogël ballkanik – ndërsa “momenti i parë historik”, sipas kryeministrit Kurti, do të ishte anëtarësimi i Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe (PP) të NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE