Dy persona të maskuar kanë sulmuar një market në Ferizaj, nën kërcënimin e armës duke i grabitur 200 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërsa, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë, ku për të dy rastet janë duke vazhduar hetimet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë brenda anëtarëve të familjes. I dyshuari për shkak se ishte në gjendje të dehur, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa pas këndelljes pritet intervistimi i tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Kurse për rastin e dytë i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.
Një rast tjetër është raportuar si kalim ilegal i kufirit Serbi – Kosovë, rast për të cilin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-republika e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.
Në raportin e policisë të hënën ishin raportuar pesë raste të dhunës në familje për vetëm 24 orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin