Gjykata Komerciale sërish ka pezulluar punimet në “Rrugën A”.
Kjo pasi që dhoma e shkallës së parë të kësaj gjykate, sërish e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Komerciale.
“Në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për të aprovuar të njëjtën pasi që propozuesi e ka argumentuar me prova të besueshme faktin se ekzekutimi i vendimit do ti sillte dëm i cili vështirë do të riparohej, se shtyrja nuk është në kundërshtim me 8 / 12 interesin publik”.
“Si dhe faktin se shtyrja nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, kushte këto të përcaktuara në nenin 22 par.2 të LKA-së”, thuhet në vendim.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se qëllimi i masës së përkohshme është pikërisht interesi publik.
“Gjykata sqaron se shtyrja e përkohshme e aktivitetit të prokurimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor nuk është as pengesë dhe as ndalesë për Ndërtimin e Rrugës A”, thuhet në vendim.
I pari i Prishtinës, vendimin e Gjykatës Komerciale për t’i ndalë punimet në “Rrugën A”, e kishte konsideruar si një vendim që është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, pasi që gjyqtarja që e ka marrë këtë vendim është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ai kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.
Reagime të shumta për ndalimin e kësaj rruge kishte pasur edhe nga partitë opozitare nga ta sjellja në një rast të tillë tregon për një veprim të kontaminuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren, seancat dëgjimore më 3 qershor
-
Urdhër-arrestet e Hagës, Hamasi: “Viktimat dhe xhelatët janë barazuar”
-
Kosova s’duhet të shndërrohet “strehë për kriminelët”, marrëveshja me Danimarkën sjellë “standarde të dyfishta”
-
Mexhiti: Puna e kryeparlamentarit e kryer, do t’i takojë “VLEN”-it
Lajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja akuzon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri