“Marrje ryshfeti dhe shpërdorim i detyrës zyrtare” – Dogana e Kosovës bastisë katër lokacione në Veri, asistohet nga Policia
(Lajmi është përditësuar)
Dogana e Kosovës nën asistimin e Policisë së Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione në Veri të Kosovës.
Dogana e Kosovës, këtë të shtune, po kryen aksion në Veri të Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu për Albanian Post.
Detaje shtesë ndonëse nuk dihen ende zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se informacioni i deri tanishëm është se janë bastisur katër lokacione dhe gjithçka ka shkuar sipas planit operativ.
“Ne kemi asistuar Doganën gjatë bastisjeve në Veri të Mitrovicës. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet. Për detaje shtesë deklarohet Dogana e Kosovës”, ka thënë Elshani.
Dogana e Kosovës, javët e fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer disa aksione operative në Veri të Kosovës të cilët kryesisht kanë qenë të destinuara për luftimin e kontrabandës.
Së fundmi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, me 10 nëntor, ka parandaluar një rast të kontrabandimit në Veri.
Përmes një komunikate për media të lëshuar një ditë më pas, pra të shtunën, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ka kontrolluar dy lokacione në dy komunat veriore të Kosovës – Zveçan e Zubin Potok – me ç’rast ka hasur një sasi të konsiderueshme të mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar.
“Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganore”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara