Të shtunën, dy persona në gjendje të dehur në Vushtrri kanë shkaktuar aksident duke e goditur veturën e policisë së Kosovës, derisa njëri nga ta e ka sulmuar fizikisht njërin polic.
“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur nën ndikim të alkooli të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu sipas njoftimit të organeve të rendit, në Pejë është arrestuar një person pasi dyshohet se po bënte përgatitje për një sulm terrorist.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit 24-orësh, një shtëpi është djegur në Mitrovicë, derisa gjatë përpjekjeve për ta fikur zjarrin, një person ka pësuar lëndime.
“Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht, ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pezullohen negociatat për pengjet në Gaza
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten