Hungaria “shpëtimtarja” e Serbisë – Mediumi serb: Vuçiç i kërkoi Orbanit ta përdor veton nëse BE-ja vendos sanksione
Hungaria mund të jetë “shpëtimtarja” e vetme e Serbisë në rast se Bashkimi Evropian vendos masa ndëshkuese ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Të hënën kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, pranoi se në mënyrë informale mes vendeve anëtare të BE-së, është artikuluar mundësia e vendosjes së masave ndaj Serbisë.
Por, siç po raporton mediumi opozitar serb, Nova.rs, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e fundit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka kërkuar nga ky i fundit të reagoj nëse në rendin e ditës në Bruksel janë sanksionet e mundshme ndaj Serbisë dhe ndaj tij personalisht.
Vuçiç, sipas Nova.rs, i ka kërkuar mikut të tij hungarez që të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të pengojë BE-në nga ndëshkimi i Serbisë në çfarëdo mënyre.
Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiç u takua me Orban. Në margjinat e takimit lidhur me iniciativën për vendosjen e sigurisë strategjike të rajonit në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, industrisë ushqimore dhe burimeve njerëzore. Vuçiç, sipas mediumit opozitar serb, ka shfrytëzuar këtë takim për të diskutuar edhe për minimizimin e pasojave të ngjarjeve në Kosovë në fund të shtatorit.
“Ai i kërkoi hapur Orbanit, me të cilin takohet më rregullisht se kurrë, të ndikojë në vendimet e BE-së nëse ato drejtohen kundër tij dhe qeverisë së tij. Konkretisht, Vuçiç i ka përmendur Orbanit se e di që po flitet për masa të mundshme kundër Serbisë, se tashmë janë organizuar disa takime me atë rast dhe se pret që Hungaria të reagojë dhe të vërë veton nëse votohet”, ka thënë burimi i Nova.rs.
Orban, sipas Nova.rs, ndaj kërkesave të Vuçiç-it i është përgjigjur duke thënë se “vendi i tij nuk pajtohet me politikën e sanksioneve dhe se për këtë arsye ai me siguri do të jetë kundër një vendimi të tillë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dy sisteme Patriot do ta shpëtonin Kharkivin nga pushtimi, thotë Zelensky
-
Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin
-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin