Fondi Sovran i Pasurisë së Arabisë Saudite njoftoi të dielën krijimin e një kompanie investimi për të “përshpejtuar rritjen e sektorit të sportit” dhe “ngjarjet globale” në monarkinë e Gjirit të pasur me naftë, e cila kohët e fundit ka tërhequr shumë yje futbolli.
Nga Cristiano Ronaldo te Sadio Mané, duke shkuar te Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, disa yje të kampionateve evropiane kanë nënshkruar për klubet saudite, ndërsa vendi tashmë ka investuar miliarda në ngjarjet botërore.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Krijimi i SRJ Sports Investments “synon të përshpejtojë rritjen e sektorit të sportit në Arabinë Saudite dhe rajon”, njoftoi Fondi i Investimeve Publike (PIF).
Sipas fondit sovran të pasurisë, SRJ Sports Investments do të investojë në “përvetësimin dhe krijimin e të drejtave të reja të pronësisë intelektuale për ngjarjet, në të drejtat komerciale të garave popullore të nivelit të lartë dhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha globale në Arabinë Saudite”.
Krijimi i kësaj kompanie synon të “forcojë pozicionin e Arabisë Saudite si një nga destinacionet kryesore në botë për sport dhe argëtim”, përshëndeti PIF.
“Kompania do të plotësojë investime të tjera të PIF në sektorin e sportit”, tha Raed Ismaïl, kreu i fondit sovran të pasurisë për investime në Lindjen e Mesme.
Sporti dhe argëtimi janë ndër “prioritetet” e PIF-it, theksoi ai, në lidhje me “Vizioni 2030”, një projekt i gjerë reformash të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqës de facto i mbretërisë, eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar në botë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Klauzola e lirimit të Zirkzee është e vlefshme për të gjitha klubet e interesuara
-
Man United ka gati 55 milionë paundë për objektivin kryesor të mbrojtjes
-
Nga Italia: Juventus-i do të shkarkojë Allegri-n para fundit të sezonit
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik