Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë drejt Turqisë për të arritur marrëveshjen për një sasi vaksinash kineze, me një distributor turk.
Një ditë më parë, në Kuvend u bë me dije se blerja e vaksinave kineze nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës.
Blerja do të realizohet nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Në aktin normativ sqarohet se kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac.
Aktualisht Shqipëria ka në përdorim tre lloje vaksina të cilat janë Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.
Vizita e kryeministrit në Turqi vjen një ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale.
Më herët Partia Socialiste njoftoi nisjen e betejës elektorale drejt 25 prillit, ditën e enjte nga sheshi “Skënderbej”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë të lidhur me bandat
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë në Athinë, lihet në burg shqiptari
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
U zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë të lidhur me bandat
-
A do t’i miratojë ICC urdhër-arrestet për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit?
-
Osmani pas takimit me zyrtaren e DASH-it: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së