Gjatë një njoftimi për shtyp, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) deklaroi se po ndjek me vëmendje veprimtaritë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Zyra e Komisionerit është autoriteti monitorues dhe mbikëqyrës i zbatimit të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të Komisionerit.
Në njoftim shkruhet se është detyrim i të gjithë subjekteve kontrollues të të dhënave personale që të përmbushin detyrimet e përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale në raport me respektimin e të drejtave të qytetarëve në procesin e përpunimit të këtyre të dhënave.
Gjithashtu, bëhet me dije se kohët e fundit nga organe mediatike, IDP-ja është informuar se subjekte të ndryshëm politikë kanë intensifikuar komunikimet elektronike me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Zyra e Komisionerit, në zbatim të kompetencave të saj, po e monitoron situatën në vijimësi dhe do të vlerësojë çdo rast të cenimit të të drejtave të subjekteve të të dhënave personale.
Në vazhdimësi, Zyra fton të gjithë subjektet e përfshira në procesin zgjedhor të tregohen të vëmendshëm, proporcionalë dhe të përgjegjshëm në përpunimin e të dhënave personale.
Ajo iu bën thirrje subjekteve politike dhe çdo kandidati të tyre, se duhet në çdo kohë të zbatojnë parimet e mbrojtjes të të dhënave personale për përpunimin e të gjitha të dhënave personale që grumbullojnë, të tilla si emri, atësia, mbiemri, datëlindja, kodi i banesës, shtetësia dhe numri personal i identifikimit, numri i telefonit, etj. dhe detyrimet e përcaktuara nga Udhëzimi i Komisionerit Nr. 35, datë 07.05.2013 “Për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës zgjedhore”.
Zyra e Komisionerit nxit të gjithë qytetarët të jenë të ndërgjegjësuar për ushtrimin në praktikë të të drejtave të tyre, që garantohen nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, duke denoncuar çdo rast të keqpërdorimit të tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë në Athinë, lihet në burg shqiptari
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Drejtësia e re, Wisner: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar
-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për Sinwar dhe Netanyahu-n
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme