Një 26 vjeçar ka humbur jetën të dielën në Ferizaj, pasi ka rënë nga terasa e katit të tretë të një objekti banesor.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-të të një objekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”.
“Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet”, tha ai.
Ndër të tjera ai sqaroi se nga hetimet e para janë mësuar edhe disa detaje të tjera nga vdekja e viktimës.
“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë”.
“Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri