Opozita turke ka fajësuar drejtpërdrejt presidentin Recep Tayyip Erdogan, për një “paaftësi të paprecedente”, duke shkaktuar rënien e monedhës turke. Shkak sipas opozitës, është bërë shkarkimi i guvernatorit për shkak të rritjes së normës së interesit.
Erdogani i anashkaloi masat që mori guvernatori Naci Agbal të shtunën e 20 marsit. Ai rriti normën e interesit për të ulur kurbën e inflacionit. Presidenti turk më pas e kritikoi këtë lëvizje dhe e shkarkoi Agbal-in.
Pas kësaj lëvizjeje, lira turke ra me 15% të vlerës së saj. Stoqet në bursë ranë dhe borxhi qeveritar u rrit. Kjo ushtroi presion mbi ekonominë turke, e cila ka qenë pjesë e shpërthimeve të tilla përgjatë 18 vjetëve të Erdoganit në pushtet.
Ky i fundit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi shkarkimin e Agbal-it. gjithsesi, një prej deputetëve të partisë së presidentit, deklaroi se “guvernatori u shkarkua për shkak të përdorimit jo racional të politikave monetare”.
Ish-guvernatorin, e ka zëvendësuar tashmë Sahap Kavcioglu, një ish-deputet i partisë së Erdoganit.
Kreu i opozitës, Faik Oztrak, theksoi se “kjo është një paaftësi e paprecedente”. “Brenda ditës, lira turke ra me 10%. Pikërisht dy ditë pas rritjes së normave të interesit”.
Sipas opozitës, presidenti turk duhet të vendos në krye të bankës një person të brendshëm, i cili duhet të ketë besueshmëri dhe njohje të politikave të brendshme fiskale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serbia dhuroi 500.000 dollarë për vendin që abstenoi në OKB për Srebrenicën
-
Sunak: Nëse fitoj zgjedhjet, shërbim ushtarak për të gjithë 18-vjeçarët në Britani
-
Nga Athina në Milano, një tjetër diasporë
-
Gërvalla sugjeron ndërkombëtarët ta ndërrojnë strategjinë: Serbia paraqet rrezik për rajonin dhe paqen në Evropë
Lajmet kryesore
-
KFOR-i mohon pretendimet se “negocioi” tërheqjen e grupit të Radoiçiçit nga Banja
-
Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për një sezon të sigurt
-
12 të lënduar gjatë turbulencave në fluturimin e Qatar Airways
-
National Geographic: Udhëtoni nëpër zemrën blu – të egër – të Shqipërisë