Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka nisur procedurat për emërimin e shtatë ambasadorëve të rinj në misione të ndryshme diplomatike.
Lajmi u bë i ditur nga diplomacia shqiptare duke cituar shkresën e dorëzuar në Kuvend për një seancë dëgjimore.
Emërimi i parë i propozuar është Ridi Kurtezi si kandidat për Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zhaklina Peto është menduar për ambasadore në Malin e Zi, ndërsa Adia Sakiqi si ambasadore në Republikën Federale të Gjermanisë.
Diplomatë të tjerë në krye të misioneve do të jenë: Ervin Bushati si ambasador në Shtetet e Bashkuara, Ilir Gjoni në NATO, Vasilika Hysi në misionin e përhershëm të Shqipërisë në OKB dhe Meri Kumbe si ambasadore në Shtetin e Izraelit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pohoi më herët se qëndrimi i ambasadorëve shqiptarë në selitë e huaja diplomatike, ishte zgjatur përtej kohës që parashikon ligji i Shërbimit të Jashtëm në Republikën e Shqipërisë.
Por, megjithatë, pavarësisht kësaj, do të duheshin edhe deri në gjashtë muaj të tjerë, për t’i zëvendësuar ata.
Kështu deklaronte ai, i ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
Lidhur me ambasadorët, Begaj shtjelloi se procedurat ligjore do të ndiqeshin rreptësishtë në këtë proces.
Po ashtu, se është në konsultime të vijueshme me kryeministrin e vendit, Edi Rama, lidhur me emrat e mundshëm, të cilët mund të zëvendësojnë ambasadorët aktualë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Brenda vitit kantieri i ndërtimit për urën mbi lumin Buna, thotë Rama
-
Balla: Na duhet një politikë e re penale, thirrje drejtësisë të hetojë me paanshmëri ngjarjen e fundit dhe të japë dënim ekzemplar
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin