Korridoreve të institucioneve më të larta amerikane, në Washington D.C., dëgjohet të flitet për Qeverinë e Kosovës, por veç fjalë të mira jo.
Përkundrazi, komentet janë të këqija. Shumë të këqija në fakt! Jo vetëm negative, por edhe kritikuese.
Kështu shkruan në median e tij sociale Twitter Chris Dolan, profesor dhe ekspert rreth sigurisë kombëtare, inteligjencës, sigurisë kibernetike dhe luftës hibride, njëkohësisht njohës shumë i mirë i situatave politike në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.
Sipas asaj çfarë Dolan shkruan, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, dy entitetet më të rëndësishme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, janë njërëzi të pozicionuara njëtrajtshëm në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
The chatter inside the D.C. beltway about 🇽🇰 government is bad. Real bad. Negative and critical.
— Chris Dolan (@realChrisDolan1) January 29, 2023
Marrëveshja e propozuar, duhet të pranohet.
Në të kundërt, do të ketë pasoja dhe ato do të vijnë me tërheqjen politike, ekonomike, edukative dhe të mbështetjes ushtarake ndaj të dy palëve.
Në bazë të asaj çfarë Dolan shkruan në fakt, të dyja palët mund të përballen me një rrezik të tillë.
Situata prej kohësh është e acaruar përtej masës mes palëve në fakt, aq sa për ndërmjetësim të drejtpërdrejtë, janë angazhuar vetë superfuqi kontinetale, si Gjermania, Franca dhe së fundmi edhe Italia.
Më shumë se çdo herë tjetër,gjithë panorama e situatës mes Kosovës dhe Serbisë po lakohet në fjalët e zyrtarëve më të lartë evropiane, ku vetëm një javë më parë, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka folur me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, për të parë si do të zgjidhet çështja.
Vizita të njëpasnjëshme kanë qenë edhe ato të Miroslav Lajak nga BE-ja, apo Gabriel Escobar nga SHBA-të, të dy të ngarkuar të drejtpërdrejtë me punë në rajon dhe me cilësim të veçantë rreth dialogut Prishtinë-Beograd.
Ky i fundit, me një propozim të riproporcionuar, duhet të zgjidhet përfundimisht, em marsin si afat përfundimtar.
Kohë s’ka më dhe siç zërat përflasin nga zyrat e larta ndërkombëtare, ndëshkimet do të fillojnë, pa treguar më durim lidhur me çështjen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Afrika e Jugut: Gjenocidi në Gaza ka arritur një fazë të re dhe të tmerrshme
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik
-
Haziri pyet kryeministrin përse veproi “tinëz” presidentes: E keni zvarritur për tokë këtë Republikë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik