Drejtësia ekuadoriane njoftoi se kishte kryer disa kontrolle të premten si pjesë e hetimit të saj për një sistem korrupsioni brenda qeverisë që përfshin një kunat të presidentit Guillermo Lasso.
Prokurori i Përgjithshëm tha në Twitter se ai “kreu një operacion gjatë të cilit u kryen tetë bastisje të njëkohshme në Guayaquil (port i madh në perëndim të vendit) dhe një në Quito, në shtëpitë e njerëzve që janë nën hetim për një sistem të supozuar të korrupsioni në kompanitë publike”.
Në këtë deklaratë për shtyp nuk është specifikuar identiteti i personave në fjalë.
Në vazhdën e këtij njoftimi, qeveria mohoi ekzistencën e një sistemi korrupsioni brenda saj.
“Nuk ka asnjë strukturë konspirative apo kriminale brenda qeverisë”, siguroi ministri i Çështjeve të Qeverisë, Francisco Jimenez, gjatë një konference për shtyp në selinë e presidencës.
Le të hetojnë se çfarë duhet, shtoi ai.
Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve “u sekuestruan prova të ndryshme, si dokumente, pajisje ruajtëse, telefona celularë, kompjuterë dhe bizhuteri”.
Pas zbulimeve të një media online, La Posta, për një sistem të gjerë korrupsioni në krye të kompanive publike të vendit, drejtësia hapi një hetim për “parregullsi të supozuara në emërime dhe/ose punësime në kompanitë e sektorit të energjisë elektrike”, shpjegoi presidenti Lasso, i cili aktualisht po udhëton në Evropë.
Çështja përfshin një kunat të presidentit që nuk është pjesë e qeverisë, Danilo Carrera dhe Hernan Luque, ish delegat presidencial në bordin e drejtorëve të EMCO, organi shtetëror që mbikëqyr të gjitha kompanitë në sektorin publik, veçanërisht ato në sektorët strategjikë të naftës dhe energjisë elektrike.
Pas zbulimit të skandalit nga La Posta, Presidenti Lasso kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të të gjitha kompanive publike dhe pjesëmarrjen e sekretariatit të tij antikorrupsion në bordet e drejtorëve të po këtyre kompanive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksion i Policisë – bastiset Banka e Postës në Mitrovicë të Veriut
-
Gjykata e Hagës thirrje për arrestimin e Netanyahut dhe udhëheqësve të Hamasit: Çfarë është dhe çfarë kompetencash ka
-
Maqedonci dhe Jashari rikonfirmojnë mbështetjen për Ukrainën: Jemi me të drejtën
-
Ian Bremmer: Incidenti i Raisit nuk e dobëson regjimin, ata janë çdo ditë e më të fortë
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Gjykata e Hagës thirrje për arrestimin e Netanyahut dhe udhëheqësve të Hamasit: Çfarë është dhe çfarë kompetencash ka
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme